Lajme

Kuvendi mban seancë, debatohet rreth 100 ditëshit të qeverisë

Seancë e Kuvendit të Kosovës

Kuvendi i Kosovës do të mbajë këtë të hënë seancën e radhës plenare, njofton Shqip.com.

Në rend të ditës janë disa pika, duke përfshirë edhe atë për debat parlamentar për punën 100 ditore të Qeverisë Kurti.

Ndër pika të tjera është edhe shqyrtimi i propozim-vendimit për themelimin e Operës së Kosovës, zgjidhja e dy anëtarëve të Bordit të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë si dhe zgjedhja e tre anëtarëve të Komisionit të Pavarur të Mediave.

Rendi i ditës:

-Deklarimet jashtë rendit të ditës,

-Pyetjet parlamentare,

-Shqyrtimi i Propozim-vendimit të Qeverisë së Kosovës për themelimin e institucionit te Operës së Kosovës si institucion i shërbimit publik,

-Debat parlamentar lidhur me punën njëqind ditore të Qeverisë së Kosovës,

-Zgjedhja e kryesuesit dhe dy anëtarëve të Bordit të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë,

-Zgjedhja e tre anëtarëve të Komisionit të Pavarur të Mediave. /Shqip.com