Lajme

Kuvendi mban nesër seancën e radhës, shqyrton tri projektligje

Kuvendi i Kosovës

Kuvendi i Kosovës gjatë ditës së nesërme pritet të mbajë seancën e radhës.

Pas një seance të jashtëzakonshme ku pritet të diskutohet për masat emergjente të Qeverisë për furnizimi me energji elektrike Kuvendi vazhdon me seancë plenare.

Në këtë seancë pritet të shqyrtohen tri projektligje.

“Në rend dite është shqyrtim i dytë i Projektligjit  për masat e përkohshme të produkteve themelore në raste të veçanta të destabilizimit në treg, Projektligjit për mbështetjen e punëve publike dhe shqyrtimi i dytë i Projektligjit ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për noterinë” thuhet në njoftim.

Seanca e Kuvendit pritet të nis në ora 10:00

/Shqip.com