Lajme

Kuvendi kalon dy projektligje për ratifikimin e marrëveshjeve në Ballkanin Perëndimor

Kuvendi i Republikës së Kosovës
Kuvendi i Republikës së Kosovës

Kuvendi i Kosovës ka miratuar projektligji për ratifikimin e marrëveshjes për lëvizjen e lirë me letërnjoftime në Ballkanin Perëndimor.

83 deputetë ishin në sallë ku 82 prej tyre votuan. Asnjë votë nuk ishte kundër dhe asnjë abstenim.

Krahas kësaj, është miratuar edhe projektligji për ratifikimin e marrëveshjes për njohjen e kualifikimeve profesionale të mjekëve, arkitekteve dhe stomatologëve në të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor

86 deputetë 84 prej tyre votuan pro duke mos pasur asnjë kundër dhe asnjë abstenim.

/Shqip.com