Lajme

Kuvendi i Shqipërisë i pezullon për 10 ditë Palokën e Leskajn

Kuvendi vendos përjashtimin për 10 ditë të deputetëve të Partisë Demokratike, Edi Paloka dhe Bujar Leskaj. Vendimi erdhi pas përplasjes në seancën plenare mes tyre dhe kryeministrit Edi Rama ditën e djeshme gjatë votimit të buxhetit 2023.

Sekretariati për Procedurat, Votimet dhe Etikës, vendosi të pranojë propozimin e 7 deputetëve të PS-së.

Hyrja e Ramës në sallë u shoqërua me një përplasje verbale me deputetët e opozitës, Edi Paloka dhe Bujar Leskaj.

Dy deputetët demokratë, i kujtuan Ramës se nuk mund të flas me gjuhë “rrugaçi” ndaj deputetëve të opozitës.

Kujtojmë që, Rama në seancën e datës 10 nëntor i etiketoi disa deputetë të opozitës “bedela”, “llaxore”, “të pafytyrë” etj.

/Shqip.com