Lajme

Kuvendi i Kosovës mban seancën e radhës

Kuvendi i Kosovës

Sot duke filluar nga ora 12:00, Kuvendi i Kosovës pritet të mbajë seancën plenare.

Në këtë seancë pritet të diskutohet për projektligjin për pagën minimale.

Po ashtu gjatë kësaj seance pritet të diskutohet edhe për pika të tjera të mbetura nga seanca e fundit.

Si pika tjera të cilat do të diskutohen janë edhe zgjedhja e një anëtari të Bordit të RTK-së si dhe zgjedhja e tre anëtarëve të Këshillit Gjyqësor të Kosovës.

Komunikata e plotë:

I. Pikat e papërfunduara nga Seanca plenare, e mbajtur më 14 dhe 19 prill 2022:

Shqyrtimi i Projektligjit nr.08/L-130 për ratifikimin e Marrëveshjes ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë për ndihmë të ndërsjellë juridike në çështjet civile dhe tregtare, 4. Shqyrtimi i Projektligjit nr.08/L-139 për ratifikimin e Marrëveshjes së kredisë ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bankës Evropiane për Investime për projektin e zhvillimit të impiantit të ujërave të zeza në Mitrovicë, 5. Shqyrtimi i Projektligjit nr.08/L-140 për ratifikimin e Marrëveshjes së kredisë në mes të Republikës së Kosovës dhe Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim për projektin e trajtimit të ujërave të zeza në

Mitrovicë, 6. Shqyrtimi i Projektligjit nr.08/L-141 për ratifikimin e Marrëveshjes së financimit në mes të Republikës së Kosovës përfaqësuar nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve, dhe Asociacionit Ndërkombëtar për Zhvillim për “Projektin e reformës së sistemit të ndihmës sociale në Kosovë”, 7. Debat parlamentar në lidhje me situatën e sigurisë në vend.

II. Pikat e papërfunduara nga Seanca plenare, e mbajtur më 28 prill 2022:

Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr. 08/L-076 për mbrojtjen e sekreteve tregtare, 6. Zgjedhja e një (1) anëtari të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës, nga radhët e komuniteteve tjera jo shumicë, 7. Zgjedhja e tre (3) anëtarëve të Këshillit Gjyqësor të Kosovës, 8. Formimi i Organit Përzgjedhës të Pavarur për përzgjedhjen e anëtarëve në Organin Shqyrtues të Prokurimit.

III. Pikat e papërfunduara nga Seanca plenare, e mbajtur më 5 maj 2022:

Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.08/L-056 për Mbrojtjen e Konkurrencës, 5. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-142 për ndryshimin dhe plotësimin e ligjeve që përcaktojnë shumën e beneficionit në lartësi të pagës minimale, procedurat e caktimit të pagës minimale dhe shkallët tatimore në të ardhurat personale vjetore. 6. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-143 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.08/L-066 mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2022, 7. Emërimi i Komisionit për Mbrojtjen e Konkurrencës, 8. Formimi i Komisionit Ad-hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për një (1) anëtar të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës, nga komuniteti shqiptar, 9. Debat parlamentar për punën e Qeverisë së Republikës së Kosovës në vitin e parë të mandatit të saj./Shqip.com