Lajme

Kuvendi i Kosovës mban seancat e radhës

Kuvendi i Kosovës
Kuvendi i Kosovës

Deputetët e Kuvendit të Kosovës gjatë ditës së sotme mbajnë seancat e radhës plenare.

Në këtë seancë në rend të ditës është propozimi i dy kandidatëve për gjyqtarë në Gjykatën Kushtetuese.

Kjo seancë nis nga ora 10:00.

Po ashtu gjatë ditës së sotme në ora 14:00, në një seancë tjetër, në rend dite janë pikat e papërfunduara nga seanca e 10 nëntorit.

Këtu përfshihet shqyrtimi i Projektligjit për Prokurorinë Speciale si dhe plotësimi dhe ndryshimi Kodit të Procedurës Penale dhe Kodit të Penal.

/Shqip.com