Lajme

Kuvendi i Kosovës mban nesër seancën e radhës, kjo është pika e diskutimit

Kuvendi i Kosovës

Kuvendi i Kosovës gjatë ditës së nesërme do të mbajë seancën e radhës. Në njoftimin për media është bërë po ashtu edhe pika e diskutimit.

Në seancën e nesërme që pritet të nis në ora 13:00, do të diskutohet për politikën e jashtme të Kosovës.

Blerta Deliu anëtare e Kryesisë është shprehur se debati për politikën e jashtëm është dashur të mbahet më herët por për shkak të mungesës së Kryeministrit Albin Kurti dhe Ministres së Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla ky debat nuk është mbajtur.

Kuvendi i Kosovës

“PDK është e vëmendshme lidhur me situatën e rëndë që ndodhet vendi ynë. Kemi parashtruar që 2 javë kërkesë mirëpo Kryeministri dhe Ministrja ka qenë jashtë vendit. U vendos që me datën 12 prill të diskutohet lidhur me politikën e jashtme” kishte thënë Deliu-Kodra.

Kjo seancë ishte vendosur që të mbahej pas mbledhjes së fundit të kryesisë javën e kaluar./Shqip.com