Lajme

Kuvendi i Kosovës mban dy seanca plenare

Kuvendi i Kosoves

Sot pritet të mblidhen deputetët e Kuvendit të Kosovës.

Kuvendi pritet që sot gjatë ditës të mbajë dy seanca plenare. Seanca e parë pritet të nis në ora 10:00 ndërsa seanca tjetër pritet të mbahet në ora 14:30.

Në seancën e parë të orës 10:00 pritet të diskutohet për tre projektligje. Pritet të diskutohet për Projektligjit për Turizmin, për Projektligjit për Policinë Ushtarake të FSK-së dhe për Projektligjin për Komisionarin Parlamentar për FSK-në.

Ndërsa në seancën e dytë e cila pritet të nis në ora 14:30 pritet të zhvillohet një debat parlamentar për situatën e sigurisë në vend./Shqip.com