Lajme

Kuvendi i Kosovës i voton tre projekligje

Kuvendi i Kosovës po mban seancën e radhës plenare.

Në Kuvend gjatë ditës është diskutuar për aktgjykimin e Nasim Haradinajt dhe Hysni Gucatit por edhe për vendimin e Gjykatës së Apelit lidhur me vendimin e ZRRE-së për rritjen e çmimit të energjisë elektrike.

Pas diskutimeve deputetët e Kuvendit të Kosovës ka votuar Projektligjit për Turizmin.Ky projektligj është votuar nga ana e 76 deputetëve.Projektligji për turizmin përmban 17 amendamente të cilat janë votuar nga ana e 73 deputetëve.

Deputetët e Kuvendit të Kosovës ka votuar për Projektligjit për Policinë Ushtarake të FSK-së. Ky projekligj përmban 14 amandamete të cilat janë votuar nga ana e 74 deputetëve e po ashtu edhe 74 deputetë kanë votuar pë projekligjin në tërsi.

Po ashtu deputetët e Kuvendi të Kosovës kanë votuar edhe për Projektligjin për Komisionarin Parlamentar për FSK-në. Ky projekligj është votuar nga ana e 68 deputetëve./Shqip.com