Kuvendi i Kosovës hap dyert për bashkatdhetarët, ky është numri i vizitorëve në ditën e parë
Kuvendi i Kosovës edhe këtë vit sikurse edhe herëve tjera ka hapur dyert për bashkatdhetarët.
Këto dyer do të jetë të hapura për dy ditë me radhë, sot dhe nesër. Mirëpo interesimi për të vizituar Kuvendin e Kosovës në ditën e parë ishte i vogël.
Sipas një njoftimi për media, Kuvendin e Kosovës ditën e parë e vizituan rreth 200 bashkatdhetarë.
“Kuvendi i Republikës së Kosovës edhe këtë vit ka hapur dyert për bashkatdhetarët. Në ditën e parë të këtij aktiviteti, rreth 200 bashkatdhetarë vizituan Kuvendin e Kosovës”, thuhet në njoftim.
Po ashtu është bërë e ditur se gjatë qëndrimit në hapësirat e institucionit, bashkatdhetarët u pritën nga deputetë dhe zyrtarë të administratës, duke u njohur nga afër me punën dhe mënyrën e funksionimit të Kuvendit.
Dyert e Kuvendit pritet të jetë të hapura edhe ditën e nesërme duke filluar nga ora 08:00 deri në ora 16:00./Shqip.com