Lajme

Kuvendi i Kosovës edhe sot pret bashkëatdhetarët

Bashkëatdhetarët në Kuvendin e Kosovës

Kuvendi i Kosovës edhe këtë vit sikurse edhe herëve tjera ka hapur dyert për bashkatdhetarët.

Këto dyer kanë qenë të hapura gjatë ditës së djeshme si dhe do të jenë të hapura edhe sot. Mirëpo interesimi për të vizituar Kuvendin e Kosovës në ditën e parë ishte i vogël.

Sipas një njoftimi për media, Kuvendin e Kosovës ditën e parë e vizituan rreth 200 bashkatdhetarë.

“Kuvendi i Republikës së Kosovës edhe këtë vit ka hapur dyert për bashkatdhetarët. Në ditën e parë të këtij aktiviteti, rreth 200 bashkatdhetarë vizituan Kuvendin e Kosovës”, thuhet në njoftim.

Po ashtu është bërë e ditur se gjatë qëndrimit në hapësirat e institucionit, bashkatdhetarët u pritën nga deputetë dhe zyrtarë të administratës, duke u njohur nga afër me punën dhe mënyrën e funksionimit të Kuvendit.

Dyert e Kuvendit pritet të jetë të hapura edhe sot duke filluar nga ora 08:00 deri në ora 16:00./Shqip.com