Lajme

Kuvendi emëron anëtarët e Këshillit Kombëtar të Shkencës

Kuvendi i Kosovës

Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë emëruar anëtarët e Këshillit Kombëtar të Shkencës.

Nga 85 deputetë sa ishin të pranishëm, 69 prej tyre votuan pro emërimit të anëtarëve të ri të këtij Këshilli të cilët do të kenë mandate katër vjeçarë, shkruan Shqip.com.

Fetah Podvorica, Mihone Kerolli-Mustafa, Ardian Gojani, Muzafere Krasniqi-Limani, Ardian Morina, Zanfina Ademi, Fisnik Kurshumliu, Bajram Berisha, Hysen Bytyqi, Ariliza Arenliu, Gazmend Qorraj, Armend Tahirsylaj, Sevdan Kervan, Majlinda Bregasi dhe Arbnora Dushi janë anëtarët e sapo emëruar.

Foto: EO

Nënkryetari i Kuvendit nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Kujtim Shala, para votimit të anëtarëve, pyeti ministren e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavcin, se sa emra për anëtarë të këtij Këshilli janë propozuar nga Qeveria e Kosovës.

Nagavci tha se nga 15 emrat e propozuar, 10 kanë qenë të propozuar nga institucionet dhe 5 nga Ministria e Arsimit sepse, sipas saj, Ligji nuk e kufizon Ministrinë që të propozojë anëtarë./Shqip.com