Lajme Botë

Kushtetuta e Kilit: Votuesit kundërshtojnë me shumicë dërrmuese ndryshimet radikale

Votuesit në Kili kanë hedhur poshtë me shumicë dërrmuese një kushtetutë të re e cila do të zëvendësonte atë të hartuar nën sundimin ushtarak të Gjeneral Augusto Pinochet.

Në një referendum, pothuajse 62% votuan kundër draftit progresiv.Marzhi i humbjes është shumë më i madh se sa kishin sugjeruar sondazhet, raporton BBC.

Presidenti i Kilit Gabriel Boriç, i cili kishte mbështetur kushtetutën e re, tha se do të punonte me Kongresin dhe shoqërinë civile për të dalë me një “proces të ri kushtetues”.

Presidenti i Kilit, Gabriel Boric

“Duhet të dëgjojmë zërin e popullit”, i cili, tha ai, qartësisht nuk ishte i kënaqur me propozimin e bërë nga konventa kushtetuese.

Ai tha se do të vazhdojë të punojë për të arritur një propozim që “do të na mbushë me besim dhe do të na bashkojë të gjithëve”.

Procesi për të zëvendësuar kushtetutën e epokës së sundimit ushtarak të Kilit filloi tre vjet më parë pasi protestat masive tronditën vendin, i cili normalisht shihet si një parajsë e stabilitetit në rajon.

Pothuajse 80% e Kilianëve votuan në favor të zëvendësimit të kushtetutës së vjetër në një referendum në tetor 2020./Shqip.com