Lajme

Kushtetuesja vendos pro mbylljes së “Kosova e Re”

Gjykata Kushtetuese

Gjykata Kushtetuese ka refuzuar si të pabazuar kërkesën për rishqyrtim të jashtëzakonshëm të vendimit gjyqësor nga paditësi, Naser Maloku – menaxher dhe aksionar i vetëm i Kompanisë së Sigurimeve “Kosova e Re” kundër vendimit të Gjykatës së Apelit në Prishtinë të datës 16 nëntor 2021.

Sipas vendimit, është aprovuar ankesa e Bankës Qendrore të Kosovës dhe është refuzuar kërkesa e “Kosova e Re”.

Më tutje në vendim thuhet se në periudhën 2018 deri 2021, BQK-ja kishte nxjerre disa vendime me ç ‘rast kishte kërkuar nga parashtruesi i kërkesës qe t’i përmbush kërkesat minimale ligjore lidhur me mjaftueshmerine e kapitalit, aftësinë paguese (solvencen) dhe asetet ne mbulimin e provizioneve teknike. BQK-ja kishte konstatuar se mos plotësimi i kushteve te lartpërmendura nga parashtruesi i kërkesës paraqet shkelje serioze ligjore te cilat cenojne pozicionin financiar te siguruesit dhe interesat e “policëmbajtësve.”

Me 27 tetor 2021, e paditura BQK-ja paraqiti ankese ne Gjykatën e Apelit te cilën e plotësoi me 11 nëntor 2021 duke pretenduar shkelje te dispozitave te procedurës kontestimore, vërtetim te gabuar dhe jo te plote te gjendjes faktike dhe zbatim te gabuar te se drejtës materiale, me propozim qe ankesa te miratohet e bazuar dhe aktvendimi i ankimuar i gjykatës se shkalles se pare te ndryshohet apo anulohet.

Me 9 nëntor 2021, parashtruesi i kërkesës u përgjigjë ndaj ankesës të të paditurës BQK, të cilën e plotësoi me 16 nëntor 2021, duke propozuar qe ankesa dhe plotësimi i ankesës te te paditurës BQK te refuzohen te pabazuara ndërsa aktvendimi i ankimuar i gjykatës se shkalles se pare te mbetet ne fuqi.

Lexo edhe:
Supremja hedh poshtë ankesën e kompanisë “Kosova e Re” ndaj BQK-së

Me 16 nëntor 2021, Gjykata e Apelit përmes Aktvendimit vendosi që të miratohet e bazuar ankesa e te paditurës BQK.

Parashtruesi i kërkesës paraqiti kërkesë për rishqyrtim te jashtëzakonshëm te vendimit gjyqësor ne Gjykatën Supreme duke pretenduar shkelje te dispozitave procedurale, zbatim te gabuar te se drejtes materiale me propozim qe aktvendimi i ankimuar i 4 Gjykatës se Apelit te anulohet ne tërësi dhe qe aktvendimi i Gjykatës Themelore për shtyrje te ekzekutimit te vendimit te kontestuar te BQK-se te mbetet ne fuqi.

Me 29 dhjetor 2021, Gjykata Supreme përmes Aktgjykimit e refuzoi te pabazuar kërkesën për rishqyrtim te jashtëzakonshëm te vendimit gjyqësorë te paraqitur nga parashtruesi i kërkesës i paraqitur kundër aktvendimit te gjykatës se Apelit te datës 16.11.2021.

Kjo ankesë e kompanisë së sigurimeve “Kosova e Re” kishte ardhur pasi që BQK kishte marrë vendim që t’i revokohet licenca kësaj kompanie për shkak të mos përmbushjes së kushteve ligjore dhe financiare.

Vendimin e plotë të Gjykatës Kushtetuese e gjeni këtu

/Shqip.com