Lajme

Kushte shtesë për anëtarësim në KiE, Hovenier: Kjo s’është ajo çfarë ka thënë Escobar

Ambasadori amerikan në Prishtinë, Jeff Hovenier
Ambasadori amerikan në Prishtinë, Jeff Hovenier

Ambasadori amerikan, Jeff Hovenier, ka thënë se nuk është i saktë interpretimi i deklaratës së emisarit amerikan Gabriel Escobar se janë edhe dy kushte përveç Manastirit për anëtarësim në Këshill të Europës.

“Dua ta kundërshtoj pyetjen sepse nuk është kjo çfarë ka thënë Escobari. Ajo çfarë ka thënë ishte që çështja e Këshillit të Europës është një çështje e rëndësishme dhe se janë disa vende europiane që kanë folur për këto rrethana shtesë”, tha sot Hovenier pas takimit me zëvendëskryeministrin Besnik Bislimi që pati në Qeveri.

/Shqip.com