Kush mund ta mposht Aleksandar Vuçiqin?
politike të Serbisë që mund ta mposhtë presidentin aktual të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në zgjedhje, tha nënkryetari i kësaj partie, Predrag Marseniq.
Ai tha se, sipas hulumtimeve, ka rënie të vlerësimit si të Partisë Progresive Serbe ashtu edhe të Aleksandar Vuçiqit, thuhet në një deklaratë të DSS e Re.
Marseniq tha për televizionin Nova S se Jovanoviq ka njohuri dhe cilësi dhe se qytetarët e dinë këtë.
Sipas tij, opozita duhet të ulet, të bisedojë dhe të bëjë kompromise dhe të gjejë një gjuhë të përbashkët dhe jo të akuzojë njëri-tjetrin.
“Aleksandër Vuçiqit po i vjen fundi. Nuk e dimë nëse do të jetë pas një apo dy viti, por largimi i tij politik sigurisht që po afrohet”, theksoi Marseniq.
Ai tha se DSS e Re beson se duhet ndryshuar qasja ndaj protestës dhe kërkesat e protestës.
“Kërkesa jonë që në fillim është që Vuçiq të japë dorëheqjen”, theksoi nënkryetari i DSS-së së Re.
/Shqip.com