Lajme

Kush janë dy deputetet e Bashës që bashkuan votat me Rithemelimin, për të dërguar Xhaçkën në Kushtetuese

Mandati i deputetes së PS Olta Xhaçka është ridërguar në Gjykatën Kushtetuese me firmën e 44 deputetëve të opozitës.

Kërkesa është firmosur edhe nga deputetët krah PD-së Lulzim Bashës, Eralda Tase dhe Oriela Nebiaj si dhe nga Eralda Tase.

Kjo e fundit në një reagim në rrjetet sociale sqaroi se vota e saj kundër Xhaçkës nuk do të thotë se është pozicionuar me Rithemelimin, por i bashkon interesi i përbashkët.

Deputetët e opozitës që firmosën ishin Gazment Bardhi, Lefter Gështenja, Ferdinand Xhaferraj, Ilda Dhori, Zheni Gjergji, Lindita Metalia, Emilja Koliqi, Agron Gjekmarkaj, Isuf Çela, Edi Paloka, Bledion Nallbati, Flamur Noka, Albana Vokshi, Tritan Shehu, Xhelal Mziu, Luan Baçi, Ludovik Hasani, Bujar Leska, Qani Xhafa, Greta Bardeli, Elda Hoti, Ramadan Lika, Saimir Korreshi, Oerd Bylykbashi, Asllan Dogjani, Ervin Salianji, Ina Zhupa, Edmond Spaho, Kastriot Piroli, Jorida Tabaku, Petrit Doda, Dhurata Çupi, Orieta Nebija, Flamur Hoxha, Eralda Bano, Petrit Vasili, Erisa Xhixho, Monika Kryemadhi, Helidon Bushati, Agron Shehaj, Kasem Mahmutaj, Vangjel Dule dhe Sorina Koti.

Kuvendi vendosi me 72 vota kundër të mazhorancës kundër dërgimit në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të deputetes Olta Xhaçka.

/Shqip.com