Rozë

Kush ishte i dashuri i parë i Beatrix Ramosaj, të cilit i ka dedikuar edhe tatuazh

Beatrix Ramosaj dhe Evi Canolli

Beatrix Ramosaj është padyshim ndër personazhet më të komentuar tani për tani.

Një gjë e tillë ka ardhur si pasojë e hyrjes së saj në Big Brother Vip, e më pas edhe lidhjes me Donald Veshaj.

Por, para tij, këngëtarja ka qenë edhe një lidhje tjetër me Evi Canollin, me të cilin edhe ka publikuar imazhe të shumta në rrjete sociale.

Beatrix dhe Evi

Në një intervistë në vitin 2017 në Prive, ajo ka treguar për ndarjen, duke thënë se e vlerëson, ani pse janë ndarë.

“Jam shumë e lumtur që atë eksperiencë e kam ndarë me një njeri që ma ka ditur vlerën, që më ka mbështetur shumë në çdo moment dhe që ka qenë frymëzim për mua. Për gjithçka më ka motivuar shumë”, u shpreh ajo.

Po ashtu, Ramosaj ka edhe tatuazh dedikuar Evit, që shkruan “Forever”, pasi kishte menduar se lidhje e tyre do të zgjasë përgjithmonë.

“E kam edhe tatuazh, por në jetën reale ndodh ndryshe. Erdhi momenti që thash: ‘Beatrix zgjohu!’ Kjo është jeta, gjithçka e ka kufirin e vet”, përfundoi artistja.

Përndryshe, Beatrix dhe Evi kanë qenë rreth tre vite së bashku, teksa filluan romancën kur bukuroshja ishte 19 vjeçare./SHQIP.com