Rozë

Kush ishte i dashuri i Dea Mishel dhe ndarja konfliktuale pas 5 vitesh?

Dea Mishel është ndër banoret më të komentuara në “Big Brother”.

Ajo ishte në qendër të vëmendjes edhe për shkak të raportit që kishte krijuar me Amosin, gjatë kohës sa edhe ai ishte brenda shtëpisë.

Por, shumë pak kanë ditur për historinë e Deas jashtë shtëpisë.

E ftuar në “E Diell”, aktorja vite me parë ka treguar për raportin që ka me ish-partnerin, ku u shpreh se e vetmja gjë që ka mbetur mes tyre është respekti dhe nuk ruajnë më asnjë lloj kontakti.

“Jemi dy njerëz të ndarë, kemi shumë respekt për njëri- tjetrin dhe nuk ka zënka, nuk ka asgjë. Nuk ka më, më le ti, të lashë unë… normal që në fillime janë këto gjëra kur ndahesh, por tani jo më, janë sheshuar gjërat. Nuk ruajmë një raport miqësor”, tha Dea Mishel.

Ndërkohë që edhe brenda shtëpisë së “Big Brother”, Dea ka folur për historinë e saj me Islin.

“Unë vetëm ashtu mund të jem e lidhur me dikë. Por nuk them dot fjalë të këqija për atë, pavarësisht se vuajta shumë kur u ndava. Pavarësisht se ai më bëri mua që ta shaja sa se ke idenë. Por kur e kthej në kohë, nuk e shaj dot dhe s’e krahasoj dot. S’besoj që do njoh dikë aq të mirë sa ai, ma neverit çdo mashkull tjetër”, u shpreh blogerja.

Dhe në fakt lidhja 5-vjeçare e saj me Islin nuk përfundoi edhe aq mirë. Konfliktet e çiftit kanë nisur rreth një vit më parë, kur Dea Mishel nisi të ishte në ekran më shpesh.

Duket se ky vendim ka sjellë edhe përçarjen, duke larguar dyshen.

E natyrisht që vështirësitë kanë vijuar për çiftin, duke sjellë edhe sherre e konflikte të vazhdueshme mes tyre, çfarë solli edhe ndarjen e ashpër e me shumë akuza.

Të dy kanë qenë xhelozë në marrëdhënien e tyre, madje Mishel e ka pranuar këtë fakt edhe në emision.

/Shqip.com