Rozë Ndërkombëtar

Kush është VIP-i më i kërkuar në Google për vitin 2022?

Google Search

Amber Heard kryeson listën e të famshëmve më të kërkuar në Google në vitin 2022.

Me një mesatare prej 5.6 milionë kërkimesh në muaj në SHBA, aktorja 36-vjeçare zuri vendin e parë në listën e A-listers më të kërkuar në google të vitit 2022, sipas CelebTattler.

 Faqja e internetit analizoi pikat e të dhënave nga tendencat e kërkimit në Google në vitin 2022 dhe gjurmoi mbi 150 personazhe të famshëm, raporton nwpost.

Depp, ishte i dyti në këtë listë me 5.5 milionë kërkime në muaj.

“Ky vit sigurisht që nuk ka munguar kur bëhet fjalë për lajmet e të famshmëve, qoftë Elon Musk duke marrë përsipër Twitterin apo dramën “Mos u shqetëso e dashur” në prapaskenë”, tha një zëdhënës i CelebTattler për New York Post.

Monarkja britanike, i cili vdiq këtë vit, Mbretëresha Elizabeth II u rendit e treta në listë dhe kishte 4.3 milionë kërkime në Google në muaj për vitin.

Kim Kardashian dhe Pete Davidson u renditën në vendin e pestë dhe të gjashtë në listë.

/Shqip.com