Rozë

Kush është vajza misterioze që shkëmben puthje dhe tatuazhe me Noizyn?

Koncerti i reperit Noizy “Alpha Show” i mbajtur më 14 gusht ka thyer çdo rekord të cilat i ka parashikuar vetë reperi.

Koncerti u mbajt në Tiranë dhe kishte rreth 15-20 mijë njerëz të pranishëm. E për nder të këtij koncerti, Noizy bëri tattoo “Alpha Show” në krahun e tij.

Mirëpo, së fundmi një foto e Noizy-t së bashku me një vajzë bionde misterioze po qarkullon kudo, për shkak të tatuazhit të njejtë që ka bërë ajo me Noizyn.

Vajza nuk dihet se çfarë marëdhënie ka me reperin, mirëpo fansat po dyshojnë në një lidhje pasi ajo ka postuar një foto duke puthur Noizyn në faqe. /SHQIP.com