Sport Shqiptar

Kush është trajneri i ri i Kosovës, Alain Giresse?

Tashmë edhe zyrtarisht Alain Giresse do të jetë trajneri i ri i Kombëtares së Kosovës në futboll.

Giresse është një trajner francez që po ashtu ka qenë edhe lojtarë.

Ai ka luajtur për Bordeaux nga viti 1970 deri më 1986, ndërsa vitet e tij të fundit si futbollist i ka kaluar te Marseille.

Francezi ka pasur edhe 47 paraqitje për Francën në karrierën e tij.

Si trajner ai ka udhëhequr nëntë skuadra.

69-vjeçari karrierën e filloi në FC Toulouse, derisa ai në nivel të klubeve ka udhëhequr edhe Paris-in.

Nga viti 2004 ka filluar të jetë trajner i kombëtarëve, ku ka drejtuar tetë kombëtare.

Ai drejtoi Gjeorgjinë (2004/2005), Gabonin (2006/2010), Malin (2010/2012 dhe 2015/2017), Senegalin (2013/2015) dhe Kombëtaren e Tunizisë për sezonin 2018/19.

Me Senegalin Senegali, Giresse brenda dy viteve, drejtoi 18 ndeshje, me një rekord prej shtatë fitoreve, tetë barazimeve dhe tre humbje.

Në përgjithësi, Giresse ka drejtuar 162 ndeshje, duke shënuar 63 fitore, barazoi 50 herë dhe pësoi 49 herë humbje, me një përqindje prej 38.89./Shqip.com