Lajme

Kush është Gazmend Hoxha, kandidati që pritet të jetë drejtor i ri i Policisë së Kosovës?

Gazmend Hoxha

Nga dita e mërkurë, Policia e Kosovës do të bëhet me drejtor të ri.

Në krye të pozitës së drejtorit në këtë institucion pritet të vijë, Gazmend Hoxha.

Hoxha momentalisht mban pozitën e Drejtorit të Departamentit për Operacione në polici.

Emrin e Hoxhës, tashmë ka dërguar për votim në Qeveri, ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla.

“Sipas ligjit, sipas kushtetutës unë kam dorëzuar një emër jo shumë emër jo shumë emra, të një eprori të lartë të policisë së Kosovës, për tu zgjedhur në mbledhjen, e qeverisë… Po është emri i Gazmend Hoxhës, eprorit të lartë drejtorit të operacionit, që pres të votohet për drejtor të ri të policisë së Kosovës.”, ka deklaruar Sveçla për RTV Dukagjini.

Por, kush është Gazmend Hoxha?

Gazmend Hoxha prej kohësh mban pozitë të lartë në Policinë e Kosovës. Hoxha është Drejtor i Departamentit për Operacione dhe njëherësh një ndër zyrtarët policorë të vlerësuar shpesh herë në kuadër të këtij institucioni.

Para shumë vitesh, kur ministër i MPB-së ishte i ndjeri Bajram Rexhepi, Hoxha ishte caktuar në pozitën Ushtrues Detyre të ndihmësdrejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Kosovës për Hetime, nga pozita e Ushtruesit të Detyrës, të kryesuesit të Departamentit kundër Krimit të Organizuar.

Që nga muaji gusht i vitit 2022, Policia e Kosovës mbeti pa drejtor pas dorëheqjes së ish-drejtorit të PK-së, Samedin Mehmeti.

/Shqip.com