Sport Ndërkombëtar

Kush është futbollisti më i shtrenjtë në botë?

Kylian Mbappe

Kylian Mbappe është futbollisti më i shtrenjtë në boëtën e futbollit – sipas “Transfermarkt”.

Sulmuesi francez vlen 160 milionë euro.

Këmbëshpejti – po kalon në formë fenomenale me Paris Saint Germain – dhe ka shënuar shtatë gola në Ligue 1.

Gola më shumë se Mbappe – ka shënuar Erling Haaland, por norvegjezi është i dyti në listën e lojtarëve më të shtrenjtë.

Haaland është autor i 11-të golave në Premierligë, teksa vlerësohet 150 milionë euro.

Në vendin e tretë të kësaj liste gjendet Vincius Jr – i cili e fitoi La Ligën dhe Ligën e Kampionëve – me Real Madrid – në sezonin e kaluar.

Futbollistët më të shtrenjtë në botë – sipas “Transfermarkt”

Së bashku me Karim Benzeman – ai është njeriu kryesor i repartit sulmues të “mbretërve”.

Në vendin e katërt është Phil Foden i Manchester Cityt – që vlen 90 milionë euro, njëjta sa vlerësohen edhe Mohamed Salah e Harry Kane./Shqip.com