Kush është Fehmi Hoti që mori drejtimin e PK-së?

Kolonel Fehmi Hoti nga sot do të ushtrojë një ndër pozitat më të rëndësishme në hierarkinë e Policisë së Kosovës, atë si ushtrues detyre të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Kosovës.
Vendimi për emërimin e Fehmi Hotit si U.D i Drejtorit të Përgjithshëm është marr sot, pas dorëheqjes së Samedin Mehmetit, pas dhunimit të 11-vjeçares nga Prishtina.
Kush është Fehmi Hoti?
Hoti muaj më parë ishte emëruar si zëvendësdrejtor i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës.
Ndërsa, në vitin 2019 Hoti ishte emëruar edhe si drejtor Rajonal i Prishtinës.
Para se ta merrte këtë përgjegjësi, ai ka qenë Drejtor i Divizionit për Hetimin e Krimit.
Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka thënë se e ka pranuar kërkesën për dorëheqje të Mehmetit.
Siç njofton Sveçla, dorëheqja e Mehmetit ka ndodhur për “arsye personale dhe ndërgjegje profesionale”./Shqip.com