Rozë

Kush është aktorja e re koreane që po lë pa fjalë me rolin e saj në serialin e ri “Squid Game”?

Aktorja koreane, HoYeon Jung.

Nuk ka shumë kohë ku emri i serisë së re koreane “Squid Game” përmendet në çdo rrjet social.

Seriali i zhanrit thriller dhe aksion doli në platformën Netflix në datën 17 Shtator, 2021, dhe që nga kjo datë, askush nuk ka mundur të rezistojë që të mos jap komente të ndryshme mbi të.

Një serial shumë i dashur nga syri i publikut dhe shikueshmëria e lartë ka bërë që drejtuesit e Netflix të shprehin se seriali korean tashmë është vendosur të jetë shfaqja kryesore jo-angleze e Netflixit. Madje, ka spekulime të cilat thonë se ky serial mund të kalojë edhe shikueshmërinë e serisë spanjolle, La Casa De Papel.

Mirëpo, nga ky serial, ajo që kapi vëmendjen e publikut më shumë ishte aktorja simpatike koreane, HoYeon Jung.

Aktorja 27 vjeçare bëri për vete zemrat e të gjithëve pas rolit të saj si një vendase e Koresë së Veriut e cila lufton për një jetë më të mirë për të dhe vëllaun e saj.

Përveç kësaj, ajo bëri bujë me bukurinë e saj në të gjitha platformat, sidomos në Instagram, ku në të cilin fitoi rreth 5.3 milionë followers brenda një jave.

Karriera e Jung filloi me modelizëm për agjensionet e modelizmit në Korenë e Veriut si dhe Koreas Next Top Model, por javën e kaluar fama e Jungu ka shpërthyer në lartësi të reja falë rolit të saj të aktrimit si “Nr. 067 “në Squid Game./SHQIP.com