Lajme

Kush e publikoi videon e sherrit mes Princ Lekës dhe Elias? AMP nis hetimet

Të martën e 5 Marsit, një video që tregonte një skenë dhune mes princ Lekës dhe ish-bashkëshortes së tij Elia Zaharia u bë publike në media.

Ndërkohë, në një deklaratë, Oborri Mbretëror Shqiptar shprehu zhgënjimin për publikimin e videos që është filmuar nga Princ Leka, duke thënë se ato pamje janë dorëzuar në Polici nga vetë princi si provë e dhunës.

Dosja e dhunës brenda familjes mbretërore i ka kaluar Agjencisë së Mbikqyrjes Policore, për të verifikuar nëse pamjet kanë rrjedhur nga policia, siç akuzoi Oborri Mbretëror pas publikimit të pamjeve.

Prokuroria, në një njoftim publik disa ditë më parë, ngriti po ashtu dyshime se pamjet ishin shpërndarë nga policia, teksa njoftoi nisjen e një hetimi jo vetë për rastin, por edhe shpërndarjen e videos.

Këtë të shtunë, Princ Leka i shoqëruar nga avokati i tij është paraqitur pranë AMP, ku është marrë në pyetje.

/Shqip.com