Rozë

Kush do të dalë sonte nga Big Brother VIP? Flasin të nominuarat

Big Brother VIP

“Big Brother VIP” tashmë ka filluar transmetimin e natës së spektaklit.

Që nga starti fillojë diskutimi i marrëdhënies në mes të Palomës dhe Sheilës, të cilat janë edhe dy nga të nominuarat që të largohen nga program.

Beniada, Sheila dhe Semi kanë rrëfyer eksperiencën gjatë kësaj jave, që mund të jetë edhe e fundit për to.

Beniada ka thënë së këtë javë ka qëndruar shumë e qetë dhe shoqëria që i ka njohur do të i mungojë.

“Shumë e qetë, jam e emocionuar, e kam jetuar nominimin me qetësi, koha ka kaluar shumë mirë bashkë, janë shumë gjëra, shoqëria që kam njohur Semin, Arditin, Kledin që do të më mungojnë”, ka pohuar ajo.

“Big Brother VIP”

Në anën tjetër, Sheila ka thënë që nuk është gati që ta lërë shtëpinë.

“ Sot jam pak e emocionuar, jam efeksionuar me banorët me shtëpisë, e ndiej veten si zonjë shtëpie tani, nuk ndihem gati për ta lënë shtëpinë, kur të iki do ta merrja dhe kolltukun me vete”.

Ndërsa, Semi ka pohuar se është gati për ta lërë shtëpinë më të famshme në Shqipëri.

“Nuk doja të dilja pa u bërë njëherë si sirenë. Tani që jam bërë si sirenë mund të dal”./SHQIP.com