Sport Ndërkombëtar

Kush do jetë pasardhës i Casemiros në Madrid?

Carlo Ancelotti

Largimi i Casemiros nga Real Madrid – është një problem i cili kërkon zgjidhje.

Reprezentuesi ishte startues i padiskutueshëm në pozitën e mesfushorit defanziv.

Por, a e kanë madrileinët – zëvendësuesin e tij në ekip?

Eduardo Camavinga – zhvilloi 26 ndeshje në sezonin e kaluar të La Ligës – duke dhënë sinjale që mund të jetë pasardhës i Casemiros.

Camavinga – është vetëm 19 vjeçar, teksa njihet për shpejtësinë, shpirtin luftarak dhe kontrollën e mirë të topit.

Ama, ai nuk është i vetmi opsion për Carlo Anchelottin.

Strategu italian e ka nën urdhërat e tij edhe Tchouamenin – që u ble për 100 milionë euro prej Monacos.

22 vjeçari – luan po ashtu si mesfushor defanziv dhe konsiderohet si futbollist me potencial të madh.

“Lufta” për vendin startues mund të bëhet edhe më e madhe, sepse edhe Toni Kroos mund të luaj – në atë pozitë, teksa më i avancuar të jetë Frederico Valverde.

Kampionati është i gjatë dhe fusha e gjelbër do e tregojë më së miri – se kush do jetë startues./Shqip.com