Lajme

Kusari: Veteranët do ta kenë një trajtim të mirëfilltë që nuk e kanë pasur deri më tash

Mimoza Kusari

Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Mimoza Kusari-Lila ka thënë se veteranët do ta kenë një trajtim të mirëfilltë të cilin nuk e kanë pasur deri më tash.

Ajo duke folur për takimin midis Albin Kurtit dhe veteranëve është shprehur se pret që të ketë një proces në mënyrë që veteranët të trajtohet në mënyrë të mirëfilltë.

“Ata nuk e kanë pasur një trajtim të mirëfilltë, nesër do të ketë një proces, veteranët duhet të jenë pjesë e dialogut dhe vendimmarrjes” ka thënë Kusari Lila gjatë një interviste në Kanal 10.

Ajo është shprehur se në Kuvendin e Kosovës ka pasur shumë tensione në momentin kur është diskutuar për projektligjin për pagën minimale.

Kusari ka thënë se duhet të krijohet një ligj bazik për veteranët bashkë me kategorizimin e tyre./Shqip.com