Lajme

Kusari: Sot ka filluar tentim shkatërrimi i bordit të RTK-së nga ana e VV-së

Juristja për Media, Flutra Kusari përmes një postimi në rrjetin social ka hedhur akuza në drejtim të Lëvizjes Vetëvendosje.

Ai është shprehur se sot ka filluar tentim shkatërrimi i bordit të RTK-së nga ana e Lëvizjes Vetëvendosje.

“Sot ka filluar tentim shkatërrimi i bordit të RTK-së nga ana e VV-së. Sot kam monitoru intervistimin e kandidatëve për anëtar të bordit të RTK-së (plotësim i bordit). Procesi ka qenë jashtëzakonisht joprofesional (nga ana e deputetëve të shumicës) dhe jotransparent. Nivel i thellë i regresit në transprencë dhe organizim krahasuar me procesin e parë për zgjedhjen e anëtarëve të bordit të RTK-së në nëntor të vitit të kaluar, i cili ishte organizuar në mënyrë fantastike”, ka shkruar Kusari.

Sipas Kusarit, poentimi i kandidatëve është bërë në mënyrë jotransparente dhe absolutisht jomeritore.

“Poentimi i kandidatëve është bërë në mënyrë jotransparente dhe absolutisht jomeritore. Absolutisht jomeritore.Po ashtu, intervistimi është bërë duke shkelur praktikën e britanikëve, meqë kandidatëve u janë bërë pyetje të ndryshme, metodë kjo që nuk lejon vlerësim objektiv dhe profesional dhe bëhet me agjendë të caktuar politike. Agjendë kjo që u dëshmua”, ka shtuar më tutje Kusari.

Ajo po ashtu ka përmendur edhe deputetët e VV-së që e kanë shkatruar punën.

“Vetëm VV-ja ka aftësi që me e shkatërru punën e saj të mirë që e ka bo me RTK-në deri më tani. Deputetet përgjegjës janë: Fitim Hajrizi (kryetar i komisionit ad hoc), Arbëreshë Kryeziu, Njazi Isaku, Ergjan Galushi, Besim Muzaqi”, ka shtuar Kusari.

Procesi duhet të përsëritet nëse VV nuk dëshiron që ta shkatërrojë punën e mrekullueshme që ka bo deri më tani me RTK, është shprehur Kusari./Shqip.com