Lajme

Kusari: Po është zëri im, në përgjimin e paautorizuar

Shefja e Grupit Parlamentar të VV-së, Mimoza Kusari – Lila
Shefja e Grupit Parlamentar të VV-së, Mimoza Kusari – Lila

Shefja e Grupit Parlamentar të VV-së, Mimoza Kusari – Lila, e ka pohuar se është zëri i saj në audio-incizimet e siguruara nga gazeta “Nacionale”.

Sipas saj, këto përgjime duket se janë dalë nga përfaqësuesi i Listës Serbe, Slavko Simiqit, paautorizim.

“Po është zëri im, ai që dëgjohet në përgjimin e paautorizuar si duke të Slavko Simiq, në vitin e kaluar, kur ka ndodhur biseda në zyrën time në Kuvendin e Kosovës”, ka thënë Kusari.

Sipas mediumit Nacionale, këto incizime janë bërë në qershor të vitit të kaluar. Biseda ndërmjet Kusari-Lilës e Slavko Simiqit është bërë në zyrën e shefes së grupit parlamentar të Vetëvendosjes.

Në hyrje të bisedës, Slavko Simiq ia përmend Kusari-Lilës një bisedë që kjo e fundit e ka bërë me Milan Radojiçiqin. Njeriu në listën e zezë të Amerikës, i dyshuar për vrasjen e Oliver Ivanoviqit dhe i dyshuar për rastin Brezovica.

Në bisedë, Simiç i thotë Kusari-Lilës, “ti e di që unë të kam lidhur me Millanin, keni biseduar rreth 30-40 minuta për gjetjen e ndonjë zgjidhje”, Kusari-Lila i thotë se “dy tre minuta”.

Tutje, ajo ka thënë se nuk ka kërkuar asnjëherë të bisedoj me Milan Radojiçiqin.

“S’kam kërkuar asnjëherë të vetme të bisedoj me Radoçiçin”, ka thënë Kusari-Lila.

Shefja e Grupit Parlamentar të VV-së, Mimoza Kusari – Lila, e ka pohuar se është zëri i saj në audio-incizimet e sigluara nga gazeta Nacionale.

Sipas saj, këto përgjime duket se janë dalë nga përfaqësuesi i Listës Serbe, Slavko Simiqit, paautorizim.

Gjatë intervistës, shefja e grupit parlamentar të VV-së, Mimoza Kusari-Lila, ka thënë se “Slavko Simiq ka dashur ta kushtëzoj ose ta kurthoj”.

“Ai ka ardhur me paramendimin për të më kornizuar ose të më kurthoj me incizimet që pastaj munden me i përdorë”, ka thënë Kusari-Lila.

Kusari-Lila ka thënë se me anë të këtij audio-incizimi, të gjitha argumentet për të pasur dialog me ta, “bijnë në ujë”.

Gjithashtu, ajo ka thënë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, nuk ka qenë i njoftuar për bisedën e saj më kriminelin, Milan Radojçiq.

Ajo ka shtuar se këtë ia ka treguar më vonë.

“Jo s’ka qenë (i informuar Kurit)… se kjo nuk është diçka që është përgatitë, jo është diçka që jam përballë ose ballafaqua në moment në zyre kur ka qenë Slavko Simie. Dhe natyrisht ai çdo të dytën referencë e përmend Radojçiqin dhe e bënë këtë thirrje me të. Unë e kom ndi obligim që duhet me ia komuniku (para 4 muajve) kryeministrit dhe me ia tregu rrethana që ka ndodhë kjo bisedë”, ka thënë Kusari-Lila.

/Shqip.com