Lajme

Kusari për lirinë e mediave: Përgjegjësinë e mban LVV-ja dhe Prindon Sadriu

Pas publikimit të raportit për Kosovën nga Komisioni Evropian, juristja për media, Flutra Kusari përmes një postimi në rrjetet sociale ka hedhur akuza në drejtim të Lëvizjes Vetëvendosje dhe bashkëshortit të presidentes së Kosovës, Prindon Sadriu.

Për këtë kritikë kaq serioze, përgjegjësinë e mban Lëvizja Vetëvendosje dhe sigurisht Prindon Sadriu është shprehur Kusari.

“Sa i përket lirisë së shprehjes, Kosova ka një nivel të përgatitjes dhe përfiton nga një mjedis pluralist dhe i gjallë mediatik. Megjithatë, shqetësimet mbeten fushatat e shpifjeve publike, kërcënimet dhe sulmet fizike ndaj gazetarëve. Mungesa e vete qëndrueshmërisë financiare i lë mediat, përfshirë transmetuesin publik, të pambrojtura ndaj interesave politike dhe të biznesit” thuhet në raportin për Kosovën.

Kusari thotë se mediat bëjnë shkelje ligjore e etike por që ato duhet të adresohen në KPM, KMSHK dhe gjykatë, e jo në luftë publike me gazetarë.

Për këtë qasje ndaj gazetarëve, faturën do ta paguajnë njerëzit në pushtet, thotë Kusari

/Shqip.com