Kusari-Lila: Veterani që ka luftuar s’e dëmton vendin e as ndërtesën e Kuvendit

Shefja e grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila,ka thënë se protesta e sotme e veteranëve të UÇK-së para Kuvendit, po bëhet për shkak të pakënaqësive ndër vite.
Ajo tha se veteranët që kanë luftuar nuk e dëmtojnë vendin e vet e as ndërtesën e Kuvendit.
“E drejta për të protestuar është e drejt demokratike dhe legjitime. Pakënaqësitë ndër vite po e gjejnë hapësirën tash për t’u shfaqur përkundër gjithë angazhimit të Qeverisë. Secili veteran që ka luftuar dhe përpiqet për vendin e vet nuk e dëmton vendin e as ndërtesën e Kuvendit, e as t’I shkaktoj dëm dikujt tjetër”.
Ajo tha se me dialogë do të zgjidhet çdo gjë dhe se veteranët meritojnë trajtim shumë më dinjitoz.
“Ne jemi njerëz dhe me dialog do të arrijmë të zgjidhja. E kemi një deformimet në listat e veteranëve e cila është konsideruar që duhet të trajtohet me seriozitet dhe gjithë veteranët e meritojnë trajtimin shumë më dinjitoz se që e kanë pasur deri më tani”.
Ndryshe, veteranët janë duke vazhduar që të protestojnë para Kuvendit të Kosovës, madje dy herë kanë tentuar që të futen brenda.
Policia për të shpërndarë turmën ka përdorur gazë lotsjellës./SHQIP.com