Lajme

Kusari-Lila: Veteranët nuk janë përjashtuar nga Projektligji për pagën minimale

Kryetarja e grupit të VV-së, Mimoza Kusari-Lila
Kryetarja e grupit të VV-së, Mimoza Kusari-Lila

Deputetja dhe shefja e grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari Lila ka thënë se veteranët nuk janë përjashtuar nga ligji për pagën minimale.

“Ligji është miratuar për pagën minimale në sektorin privat, ndarja e pensioneve të veteranëve është bërë në dhjetor të vitit 2016” ka thënë Kusari Lila.

Ajo ka thënë se ky proces është instrumentalizuar nga vetë atë që e ndanë këtë dhe që nuk bënë asgjë në lidhje më këtë as ndonjë zgjidhje.

“Sot për këtë ligji kanë votuar 74 deputet ku prej tyre 68 kanë votuar pro, votat janë siguruar nga ana e grupit multietnik e jo nga grupi i listës serbe ashtu siç u raportua” ka thënë Kusari-Lila.

Lista Serbe ka muaj që qëndron krah opozitës ka thënë më tutje Kusari-Lila.

“Sot punëtorët të cilat kanë marrë pagë 170 euro pritet të marrin rrogë 264 euro neto” ka thënë Kusari-Lila.

Kusari-Lila ka ftuar OVL-në për diskutim./Shqip.com