Lajme

Kusari-Lila: Reciprociteti zbatohet nga 1 shtatori, Rusia e Serbia do të krijojnë vazhdimisht situata të luftës

Kryetarja e grupit të VV-së, Mimoza Kusari-Lila
Kryetarja e grupit të VV-së, Mimoza Kusari-Lila

Deputetja dhe shefja e grupit parlamentar të Lëvizje Vetëvendosje, Mimoza Kusari Lila në një konferencë për media ka folur për vendimin e fundi të Qeverisë së Kosovës për masat e reciprocitet për targa dhe letërnjoftim me Serbinë.

Kusari ka thënë se vendimi për shtyrje të zbatimit ka qenë në koordinim më aleatët, duke përfshirë edhe ShBA-në.

“Parashohim të fillojë zbatimi normal i vendimit, shtyrja ka qenë koordinim i qeverisë, presidencës, ShBA-së dhe BE-së, për shkak të një fushatë të madhe dezinformuese nga shteti i Serbisë, dezinformata më raport me procedurën e zbatimit”, ka thënë Kusari.

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje po ashtu është shprehur se Kosova ka qenë një ndër shtetet e para që ndaloi funksionimin e emetimit të disa mediave që janë vlerësuar me propagandë ruse, menjëherë pas fillimit të agresionit rus ndaj Ukrainës.

“E dini që menjëherë pas fillimit të agresionit rus ndaj Ukrainës, Kosova ka qenë një ndër vendet e para që ka bërë ndalimin e funksionimit të emetimit të disa mediave që janë vlerësuar me propagandë ruse, por besoj që kurrë nuk është mjaft”, është shprehur Kusari.

Pas luftës në Ukrainë, Kusari  thotë se do të ketë përpjekje të vazhdueshme të Rusisë dhe Serbisë për të krijuar situata të ngjashme./Shqip.com