Lajme

Kusari-Lila: Nëse s’ka marrëveshje për targat, fillon faza e gjobitjes

Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimzoa Kusari-Lila

Shefja e Grupit Parlamentar e Lëvizjes Vetëvendosjes, Mimoza Kusari-Lila, ka thënë se Shefi për Politikë të Jashtme i BE-së, Josep Borrell të hënën në takimin në Bruksel ishte i anshëm.

“Ndërmjetësi do të duhej të ishte neutral”, është shprehur ajo në Rubikon, derisa ka folur për takimin e kryeministrit Albin Kurti me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq, raporton Klan Kosova.

Megjithëse, Borrell kritikohet për anëshmëri në procesin dialogues, dialogu për Kosovën është i paalternativë.

“Pala kosovare mbetet që dialogu është platforma e vetme për normalizim. Palët të hënën ishin të përgatitura, ishte një draft i një deklarate të përbashkët midis Kurtit dhe Vuçiqit. Ky draft ka qenë i ndarë para se ata të shkonin në Bruksel. Kurti e ka pasur të njëjtin draft dhe ka pasur pajtueshmëri për të”, ka thënë tutje ajo për Klan Kosova.

Po ashtu, ajo ka folur edhe për planin e prezantuar si franko-gjerman, që sipas saj parasheh normalizimin e raporteve në dy faza.

“E para është njohja nga pesë shtete anëtare të BE-së, pastaj heqja e të gjitha pengesave ndaj Kosovës dhe më pastaj njohja formale”, ka thënë mes tjerash ajo.

/Shqip.com