Lajme

Kusari-Lila: Kompensimi për veteranët nuk bën të lidhet me pagën minimale

Kryetarja e grupit të VV-së, Mimoza Kusari-Lila
Kryetarja e grupit të VV-së, Mimoza Kusari-Lila

Mimoza Kusari-Lila, shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, ka thënë se të enjten dhe të premten do të ketë seanca.

Pas mbledhjes së kryesisë së Kuvendit, Kusari tha se kompensimi i veteranëve nuk bën të lidhet me asnjë minimum “e në veçanti jo me pagën minimale”.

“Kompensimi për veteranët nuk bën të lidhet me asnjë minimum, e në veçanti jo me pagën minimale. Paga minimale është pagë e cila paguhet për punëtorët në sektorin privat dhe është vlera minimale e pagës së fundit të së cilës nuk parashihet të ketë ndonjë pagë tjetër zyrtare”, tha Kusari-Lila.

/Shqip.com