Lajme

Kusari-Lila: Kemi thyer rekord, miratuam 87 ligje – Kodi Civil e Ligji i Pagave kalojnë në vjeshtë

Mimoza Kusari - Lila dhe Adnan Rrustemi

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari ka thënë gjatë një konference për media se si Vetëvendosje kanë arritur që thyejnë rekord në miratimin e ligjeve që nga shpallja e pavarësisë.

Kusari thotë se kanë arritur që të miratojnë 87 ligje në të dy leximet dhe 18 marrëveshje ndërkombëtare, falë edhe mbështetjes së opozitës.

“Kuvendi ka arritur të thyej rekordin e miratimit të ligjeve që nga shpallja e Pavarësisë së Kosovës. me 87 ligje të miratuara në të dy leximet dhe 18 marrëveshje të arritura ndërkombëtare gjë që nënkupton dhe bashkimin e pozitës dhe të opozitës në miratimin e këtyre marrëveshjeve. Kuvendi i Kosovës një rekord të tillë e ka pasur në vitin 2008, kur është shpallur pavarësia e Kosovës dhe në vitin 2013 kur është përmbyll pavarësia e mbikëqyrur. Kemi ende shumë punë për të bërë për të rritur performancën dhe perceptimin e duhur të qytetarëve për punën e deputetes dhe deputetit”, ka thënë Kusari.

Kusari ka folur edhe për miratimin e Ligjit të Pagave e Kodit Civil.

Ajo është shprehur e bindur se këto dokumente të rëndësishme do të marrin mbështetjen e deputetëve në sesionin vjeshtor.

““Ligji i Pagave dhe Kodi Civil në sesioni vjeshtor do të jenë në shqyrtim. Kemi mendime të ndryshëm në GP, nuk është dokument të thjeshtohet në një çështje. Ai e rregullon jetën e qytetarëve prej lindjes deri në vdekje, dhe është e rëndësishme të kuptohet rëndësi e këtij Kodit, jemi shumë optimistë që Kodi të kalojë”, ka thënë Kusari.

Ndërsa deputeti Adnan Rrustemi, tha se janë të vendosur që të vendoset rregull dhe ligj në vend.

Ai ka garantuar se do të ketë drejtësi për krimet e luftës e betejë të pashoq ndaj krimit e korrupsionit./Shqip.com