Lajme

Kusari-Lila: Ka shumë dallim në mes përgjimeve ku jam përfshirë dhe asaj “Pronto”

Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila
Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila

Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, ka thënë se ka shumë dallim në mes përgjimeve ku është përfshirë ajo dhe asaj “Pronto”, disa vite më parë.

Sipas Kusari-Lilës, përgjimet e “Prontos”, kanë qenë të autorizuara, pasi janë bërë nga vetë Prokuroria e shtetit.

“Ndërkaq në këto përgjime kemi të bëjmë incizim në formë shantazhi. Unë do të ushtroj padi ndaj Simiqit, por edhe ndaj Berat Buzhalës”, ka thënë ajo në emisionin “DPT te Fidani”.

Tutje, ajo ka thënë se përgjimet kanë qenë të edituara, duke thënë se ka pasur edhe elemente kur ia ka treguar derën Simiqit.

Gjithashtu, Kusari-Lila ka deklaruar se “kush mendon se ka ardhur dita e gjykimit për mua dhe Vetëvendosjen gabon”.

/Shqip.com