Lajme

Kusari Lila: Ishim e vetmja parti që e kundërshtuam specialen

Kryetarja e grupit të VV-së, Mimoza Kusari-Lila
Kryetarja e grupit të VV-së, Mimoza Kusari-Lila

Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, ka reaguar pas dënimit të Salih Mustafës, me 26 vjet burgim nga Specialja.

Ajo ka thënë se në kohën kur është formuar kjo gjykatë vetëm LVV ka qenë kundër, derisa ka shtuar se pasojat e atij vendimi do t’i bartë vendi.

“Qëndrimi i VV-së në raport me Gjykatën është i ditur, është konsideruar si vendim i gabuara nuk e ka mbështet këtë vendim. Fatkeqësisht ka qenë grupi i vetëm parlamentar që nuk e ka mbështetur.

Pjesa tjetër janë pasojat e një veprim që ka ndodhur në Kuvendin e Kosovës, pasojat do t’i bartin të tjerët dhe do t’i bartë edhe vendi”, ka thënë Kusari-Lila.

/Shqip.com