Lajme

Kusari-Lila: Gjakova është sigurt në balotazh

Kandidatja e Vetëvendosjes për kryetare të Gjakovës, Mimoza Kusari-Lila, ka thënë se gara në këtë komunë do të jetë edhe në balotazh.

Përkundër që Kusari-Lila është 10 për qind pas kandidatit të AAK-së, Ardian Gjini, ajo ka thënë se duhet të priten edhe votat e diasporë dhe ato me kusht të numërohen.

Kusari duke folur për T7 ka theksuar se “balotazhi është i sigurt në Gjakovë”.

Kusari-Lila ka thënë se sukses i madh është shkuarja në balotazh në Komunën e Gjilanit, ku i pari është kandidati i VV-së, Alban Hyseni dhe i dyti Lutfi Haziri i LDK-së.

Mimoza Kusari-Lila është rikthyer në Gjakovë pasi zgjedhjet e kaluara lokale kishte garuar me AKR-në e Behgjet Pacollit, që kishte humbur nga Ardian Gjini.