Lajme

Kusari: LDK e PDK në 2016 kishin hequr nenin që ndërlidhet me pagën minimale për veteranët

Mimoza Kusari

Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje ka hedhur akuza në drejtim të Partisë Demokratike të Kosovës dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Ajo ka thënë se në vitin 2016, në Kuvendin e Kosovës këto dy parti kishin hequr nenin që ndërlidhet me pagën minimale me veteranët e luftës.

Këto komente Kusari-Lila I ka bërë gjatë një intervistë në emisionin Rubikon.

Ajo po ashtu ka shtuar se shuma prej 170 eurove nuk është e mjaftueshme për një veteran.

“Pensioni prej 170 euro është tepër pak për veteranët, teksa shtoi se ka pasur edhe shumë abuzime me listat e veteranëve” ka thënë Kusari-Lila.

Ne besojmë se veteranët meritojnë shumë më shumë, por paga minimale përcakton minimumin e një pagese të dikujt që punon në tregun e punës ka shtuar më tutje Kusari./Shqip.com