Lajme

Kusari ironizon: Ta sjellim Nagip Krasniqin në Kuvend me duar të lidhura

Mimoza Kusari - shefe e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes
Mimoza Kusari - shefe e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes

Në Kuvendin e Kosovës ka nisur të zhvillohet debati parlamentar lidhur me zhvillimet në Korporatën Energjetike të Kosovës (KEK) dhe përgjegjësinë e institucioneve qendrore në sektorin energjetik.

Shefja e grupit parlamentar e Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, ka ironizuar me opozitën për thirrjen e kësaj seance të jashtëzakonshme duke iu kërkuar atyre që ta sjellin Nagip Krasniqin në Kuvend me duar të lidhura për ta intervistuar.

“Opozita po mundohet të shfrytëzojë mekanizmin e prokurorisë duke e kthyer sallën e Kuvendit në gjykatore. Unë i propozoj opozitës që ta bëjë edhe një mocion sot dhe ta sjellin nga gjykata Krasniqin me duar të lidhura dhe ta zhvillojmë këtu gjykatën.

Sikur të ishit të bindur se prokuroria e ka të bazuar në fakte akuzën, ju nuk do të insistonit në mbajtjen e kësaj seance”, ka deklaruar shefja e Grupit Parlamentar të VV-së.

/Shqip.com