Lajme

Kurti:Përmes programeve mbështetëse kemi rritur përkrahjen financiare për perime në sera dhe në fushë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, mori pjesë në ‘’Festivalin Ndërkombëtar të Domateve’’ tashmë tradicional në Komunën e Mamushës, qē ka për qëllim stimulimin e prodhimeve bujqësore e veçanërisht prodhimin e domateve.

Kurti është shprehur se Mamusha,  është komuna e cila është shembull për nga veprimtaria bujqësore dhe jo vetëm.

Po ashtu ai ka thënë se përmes programeve mbështetëse si Qeveri kemi rritur përkrahjen financiare për perime në sera dhe në fushë

Foto nga aktiviteti

“Përmes programeve mbështetëse kemi rritur përkrahjen për perime, qoftë në sera apo në fushë të hapur, përmes mbështetjes financiare në kuadër të programit të pagesave direkte apo subvencione, dhe se me këtë mbështetje synojmë përmirësimin e bilancit tregtar tek importi i perimeve duke i mbrojtur prodhuesit tanë vendorë dhe produktet e tyre”, ka thënë Kurti.

Gjithashtu, Kurti veçoi se si qeveri kemi treguar se sa me prioritet e kemi këtë sektor, ku përveç rritjes së buxhetit për bujqësinë këtë vit për herë të parë mbulojmë vlerën e akcizës së naftës me 54 euro për hektar, për çdo kulturë bujqësore përfshirë perimet.

Vullneti e përkushtimi për ta punuar tokën sjellë si rezultat prodhime cilësore dhe kjo është çka e karakterizon Mamushën, tha ndër tjera Kurti./Shqip.com