Lajme

Kurti zhvillon takim me Ministren e Mbrojtjes së Zvicrës, diskutojnë për antarësimin e Kosovës në organizatat ndërkombëtare

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti pa pritur në një takim Ministren e Mbrotjes së Zvicrës, Viola Amherd.

Kjo është bërë e ditur në një njoftim për media nga zyra e kryeministrisë.

“Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, priti në takim Ministren e Mbrojtjes së Zvicrës, Viola Amherd. Duke shprehur mirënjohjen e thellë për kontributin e Zvicrës dhënë Kosovës para, gjatë dhe pas luftës, e pas pavarësisë së Kosovës, Kryeministri Kurti e falënderoi edhe për ndihmën e vazhdueshme në programet e zhvillimit të ekonomisë dhe demokracisë”, thuhet në njoftim.

Në këtë takim u bisedua edhe për antarësimin e Kosovës në organizatat ndërkombëtare.

Foto nga takimi

“Duke theksuar që Kosova është tregim suksesi i zhvillimit demokratik, ai e njoftoi Ministren Amherd me progresin ekonomik dhe demokratik të vendit tonë. Po ashtu, theksoi synimet dhe planet e Kosovës për anëtarësim në Partneritetin për Paqe të NATO-s, Këshillin e Evropës, si dhe aplikimin për anëtarësim në Bashkimin Evropian”, thuhet në njoftim.

Gjatë takimit u bisedua për gjendjen e sigurisë në Kosovë, rolin e KFOR-it, situatën politike në rajon, rëndësinë e Procesit të Berlinit, si dhe për dialogun e Brukselit, thuhet më tutje në njoftim./Shqip.com