Kurti zhvillon takim me emisarët evropian bisedojnë për situatën në veri
Publikuar:
(09.11.2022 21:38:26)
Gjatë ditës së sotme kryeministri i Kosovës ka zhvilluar takim me emisarët e Gjermanisë dhe Sllovenisë për Ballkanin Perëndimorë, Manuel Sarrazin, dhe Anžej Frangeš.
Në këtë takim temë kryesore e takimit ka qenë situata e fundit në veri të vendit.
Kurti është shprehur se vendimi dhe veprimet e qeverisë janë në shërbim të sundimit të ligjit dhe marrin parasysh brengat e partnerëve ndërkombëtarë për sigurinë dhe paqen.
Ndërkaq sa i përket bojkotit të institucioneve nga Lista Serbe, tha se është i nxitur dhe orkestruar nga Beogradi.,
Më tutje Kurti, njoftoi emisarët për zbatimin e shkallëzuar të vendimit të qeverisë për targat ilegale duke theksuar se deri sot në mëngjes janë lëshuar 1012 vërejtje për vozitësit me targa ilegale.
/Shqip.com