Lajme

Kurti viziton prodhuesit vendorë në Gjilan

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka vizituar prodhuesit vendor në Komunën e Gjilanit.

Sipas njoftimit të zyrës së kryeministrit, Kurti këtë vizitë e ka bërë pas vendosjes së gurthemelit në Qendrën e Mjekësisë Familjare në lagjen Arbëria në Gjilan.

“Pas vënies së gurthemelit në Qendrën e Mjekësisë Familjare, në lagjen Arbëria, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti ka vizituar prodhues vendor në Gjilan. Është me të vërtetë krenari kur e sheh një biznes i cili me prodhimtari vendëse, me punëtorë të devotshëm edhe me mjeshtër të ëmbëlsirave, kanë arritur që në periudha të caktuara të kenë deri në 50 punëtorë e të shesin deri në 250 pika anembanë Kosovë, tha Kryeministri Kurti gjatë vizitës në fabrikën për prodhimin e ëmbëlsirave “Bujana”, thuhet në njoftimin e ZK-së.

Sipas ZK-së, këta prodhues Kurti i falënderoji pasi në mesin e punëtorëve kishin dy persona me sindromën Down.

“Në takimin me pronarët e fabrikës, kryeministri Kurti i falënderoi për mikpritjen e përzemërt. Në veçanti, ai i falënderoi nga zemra që në mesin e punëtorëve i kanë edhe dy persona me sindromën Doën. Duke theksuar se Qeveria e Republikës së Kosovës e ka shpallur vitin 2022, Vit të personave më aftësi të kufizuara, kryeministri theksoi se aftësitë e pakufizuara nuk i kemi asnjëri prej nesh, por është shumë e rëndësishme që sa më shumë persona me aftësi të kufizuara t’i inkuadrojmë në jetën tonë shoqërore, ekonomike e kulturore”.

Vendoset gurëthemeli i QKMF-së në lagjen Arbëria në Gjilan – SHQIP.com

Ndërsa, vënjen e gurthemelit të Qendrës së Mjekësisë Familjare në Gjilan, Kurti e quajti si investim në shëndetin e qytetarëve.

Vënia e gurthemelit të QMF-së së re u bë bashkë me Kryetarin e Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, Ambasadorin e Katarit në Shqipëri, Ali bin Hamad Al Marri dhe drejtorin e Qatar Charity,Esam Dabab, e në prani të përfaqësuesve të institucioneve qendrore e lokale dhe stafit shëndetësor.

Ky projekt i mundësuar falë bashkëfinancimit ndërmjet Komunës së Gjilanit dhe Qatar Charity.

/Shqip.com