Lajme

Kurti viziton Handikos-in, premton mbështetje

Kryetari i LVV-së, Albin Kurti

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, gjatë ditës së sotme ka vizituar Qendrën e Resurseve për Persona me Aftësi te Kufizuara – HANDIKOS, ku është pritur nga kryetari i saj, Afrim Maliqi, e ku ka bashkëbiseduar me fëmijët e kësaj qendre të cilët shoqëroheshin nga prindër dhe përfaqësues të personave me aftësi të kufizuara.

Me këtë rast, kryeministri Kurti tha se Qeveria e ka shpallur vitin 2022 vit të personave me aftësi të kufizuara, në mënyrë që nga ky vit çdo vit të jetë më i mirë sa i përket qasjes së barabartë dhe mundësive për të gjithë. Ai ka përmendur nismat ligjore dhe mbështetjen financiare të Qeverisë për personat me aftësi të kufizuara, të cilat do të ndihmojnë dhe lehtësojnë jetën e kësaj kategorie të ndjeshme të shoqërisë sonë.

“Zyra e Kryeministrit, Qeveria e Republikës do ta ketë gjithmonë derën të hapur dhe linjën e hapur edhe për interesimin tuaj, por edhe për çdo thirrje me të cilën ju do të na drejtoheni për problemet të cilat i keni, qofshin ato të përgjithshme apo të veçanta”, ka thënë kryeministri Kurti.

Kryeministri Kurti gjatë takimit ka shpërndarë dhurata për fëmijët me nevoja të veçanta që ishin të pranishëm.

/Shqip.com