Lajme

Kurti viziton Agjencinë Kadastrale: Për dy vjet investuam 16 milionë euro

Pamje nga takimi

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka vizituar Agjencinë Kadastrale të Kosovës. Në takim e ka pritur  Zv.drejtori i Përgjithshëm i AKK-së Avni Ahmeti.

Kryeministri Kurti tha se Qeveri e tij gjatë dy viteve në AKK është duke i investuar 16 milionë euro.

Tutje, ai bëri të ditur se objekti i ri që do të ndërtohet është mbi 4 mijë metra katror dhe do të kushtoj mbi 2 milionë euro, përderisa tha se për 20 vjet ishin investuar veç 20 milionë euro.

“Parimet dhe objektivat e një agjencie shtetërore gjithmonë duhet të kenë në cak shërbenim transparent dhe shërbime të shpejta ndaj qytetarëve ndaj qytetarëve. Përkrahje e qeverisë për këtë institucion nuk do të mungojë.

Ndryshimet tranfsormuse po bëhen në gjitha institucionet e administratave. 20 milionë euro janë investuar gjatë 20  viteve në AKK, tash gjatë qeverisjes tonë 2 vjeçare janë duke u investuar 16 milionë euro”, theksoi Kurti.

Ndërsa ministri Liburn Aliu, tha se objekti i ri do ta lehtësoj më shumë punën e kadastrës, duke shtuar se po punohet edhe në digjitalizim.

“Uroj që objektin të cilin do ta vendosim sot te na krijoj kushte me të lehta në fushën e kadastrës. Ndërtimi i tij nuk është punë e lehtë, do të punojmë që të kemi një kadastër me punë sa më të lehtë. Në gjitha komuna e vërejmë që ka probleme me kadastër, digjitalizimi është një pjesë që e lehtëson këtë punë. Projekti i radhës që është aerfotografimi me një cilësi të larët do të mundësoj projekte të reja. Si ministri i kemi bërë disa harta”, tha Aliu.

Pas takimit kryeministri Kurti së bashku me ministrin e MMPHI-së Liburn Aliu dhe Zv. Drejtorin e përgjithshëm të AKK-së Avni Ahmeti, do të vendosin  gurthemelin për objektin e ri të AKK-së, në rrugën “Nekibe Kelmendi”, te Pallati i Drejtësisë.

/Shqip.com